Kylie Jenner ia “merr fytyrën” Kendall Jenner-it, ja publikon këtë fotografi nga fëmijëria

Sot janë dy nga femrat më të njohura dhe më të suksesshme në botë të cilat fal bukurisë së tyre dhe linjave perfekte, njëra është prej modeleve më të paguara në botë, e tjera është në krye të një prej kompanive më fitimprurëse të make-up.
Bëhet fjalë për dy motrat e famshme Kylie dhe Kendall Jenner, dy vajzat njihen për raportin e mrekullueshëm që kanë edhe pse të shumtën e kohës për shkak të angazhimeve janë larg njëra-tjetrës, shkruan Indeksonline.

Mallin që ka për motrën, 22 vjeçarja, Kylie e ka shprehur edhe në një fotografi që ka publikuar së fundi në llogarinë e saj personale në Instagram.
Kylie postoj një foto nga fëmijëria e Kendall e cila shihet e buzëqeshur dhe pa dhëmbët e parë, “më mungon”, ka shkruar ajo sipër imazhit. Ndërsa nuk dihet reagimi i Kendall e cila e njohur si një nga femrat më të bukura në botë, ky imazh me gjasë nuk do t’i pëlqejë.

Ndryshe, Kylie e cila është nënë e një vajze ka treguar se ka filluar përgatitjet për ditëlindje e Stormi e cila në shkurt mbush 2 vjet./Indeksonline/