Kylie Jenner jo rastësisht është ndër femrat më atraktive në botë

Super modelja dhe ylli i rrjeteve sociale, padyshim se është e ‘vogla’ e familjes Kardashian, Kylie Jenner.
Ajo njihet si një nga femrat më të ndjekura nëpër rrjetet sociale, njëherit nga personat që përfiton më së shumti para për një publikim që bën në Instagram, shkruan Indeksonline.

Me paraqitjet e saj të shpeshta, ajo e dëshmon se jo rastësisht është nga femrat më atraktive dhe më të ndjekura në botë.
Këtë e ka dëshmuar edhe së fundmi, ku paraqitet në llogarinë e saj në Instagram, ku ka përdorur një efekt i cili vetëm sa e shton edhe më shumë bukurinë e 22 vjeçares.

Kujtojmë që para pak kohësh ajo bëri të ditur ndarjen e saj nga ish i dashuri Travis Scott, me të cilin kanë një vajzë të vogël. /Indeksonline/
