75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 08 Prill 2022 / A. M.

Kylie Jenner joshëse dhe plotë shkëlqim, në imazhet e reja paraqitet në formë të mirë

Kylie bëri daljen e parë publike në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës së dytë.

Bukuroshja kishte anashkaluar pjesën më të madhe të rrugës promovuese të shfaqjes së re të familjes së saj, “The Kardashians”.

No description available.

Por, pronarja e Kylie Cosmetics, ka mahnitur me paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës në premierën e shfaqjes “Hulu”, në Goya Studios në Los Angeles të enjten mbrëma.

Motra më e vogël e familjes mbërriti më vonë se yjet e tjerë të spektaklit, duke bërë që të jetë në qendër të vëmendjes me një fustan lëkurë të ngushtë, i cili tregonte fizikun e saj të tonifikuar.

Ylli, pozoi para kamerës me fustanin e bardhë, që paraqiste një dekolte të prerë të stolisur me lule./IndeksOnline/