Kylie Jenner: Kjo situatë të bën t’i vlerësosh gjërat e mira në jetë

Kylie Jenner dhe e gjithë familja e saj po qëndrojë të izoluar në shtëpi.
Madje familja e famshme nuk po takohen as me njëri-tjetrin duke iu përmbajtur rregullave parandaluese të koronavirusit, shkruan Indeksonline.
E mbyllur në shtëpi bukuroshja 22 vjecare ka thënë se kjo është një situatë që na rikujton se duhet t’i vlerësojmë gjërat e mira që kemi në jetë.
Kylie tha poashtu se po lutet për të gjithë dhe se ndjen mall për familjen dhe miqtë e saj.
“Kjo ju bën vërtet të vlerësoni kohët e mira. Lutem për secilin nga ju. Më mungojnë shoqëria dhe familja”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Kylie është nënë e një vajze dhe së fundi zbuloj se është rikthyer në krahët e reperit, Travis Scott i cili është babain i fëmijës së saj./Indeksonline/
