11:02 / E Martë, 27 Tetor 2020

Kylie lansoi koleksionin e ri të grimit , por e gjithë vëmendja tek format e saj të përkryera

Është mbretëresha e “make-up”-it të femrave nga fitimet e të cilit është bërë miliarderja më e re në botë.

Dhe Kylie Jenner-i nuk e ka në plan të ndalet, pasi mbrëmë ka lansuar koleksionin më të ri të “Kylie Cosmetics”, por ajo që mori vëmendjen ishte promovimi që i bëri këtij koleksioni, shkruan Indeksonline.

23-vjeçarja u paraqit në disa video dhe imazhe të ndryshme me veshje ngjyrë leopardi, duke vënë në pah linjat e përkryera nga të cilat mori famën më të madhe.

Si një femër që komentohet për secilën lëvizje që bën, Kylie edhe këtë herë ishte në qendër të vëmendjes për paraqitjen e saj atraktive.

Duke marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente, Kylie u komplimentua për promovimin më ndryshe që i bëri koleksionit të ri të linjës së grimit.

Ndryshe, rikujtojmë që Kylie është kthyer përsëri në krahët e Travis Scott-it, babait të vajzës së saj Stormi./Indeksonline/