75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenner më e dashuruar se kurrë, puthje të ‘nxehtë’ me të dashurin

Kylie Jenner së fundi u përfol se është tradhtuar nga i dashuri i saj, Travis Scott.

Por, ata e dëshmuan se janë më të dashuruar se kurrë derisa kanë mbërritur në festivalin ‘Coachella’ me aeroplan privat, shkruan Indeksonline.

Miliarderja 21 vjeçare ka publikuar një imazh në llogarinë e saj ‘Instagram’ në të cilën shihet duke i dhuruar një puthje plotë pasion babait të fëmijës së saj.

Kujtojmë që romanca e tyre filloj pikërisht në festivalin ‘Coachella’ dy vite më parë ndërsa çifti kanë një vajzë e cila muajin e kaluar mbushin një vit./Indeksonline/