08:17 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenneri me mikesha, sjellin frymën e festave të fundvitit

Sot në gjithë botën po festohen Krishtlindjet, ndërsa fryma festive ka filluar të ndihet kudo.

Edhe ylli televiziv, Kylie Jenner, nga shtëpia e saj ka sjell pamje të ndryshme të ambientit të dekoruar, teksa mbrëmë ajo është shoqëruar nga mikeshat e saj, shkruan Indeksonline.

22- vjeçarja ka publikuar një fotografi në të cilën shihet përkrah shoqeve të saj, të gjitha vajzat ishin kombinuar në veshjet me ngjyrat kuq e bardhë.

Vajzat dukeshin për mrekulli krah njëra-tjetres, derisa Kylie ka shkruar “Shpirtit i festave të fundvitit”.

Ndryshe, Kylie po përmbyll një vit të suksesshëm me linjën e saj të kozmetikës, ndërsa pak javë më parë i dha fund lidhjes me reperin, Travis Scott me të cilin ka një vajzë./Indeksonline/