75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenneri, me sharm dhe stil prej miliardereje

Kylie Jenneri është një nga modelet dhe vajzat më të popullarizuara në botë nëpër rrjetet sociale.

Bukuroshja 22-vjeçare është ndër të miliarderet më të reja në botë, shkruan Indeksonline.

E teksa gëzon një standard të tillë, ajo gëzon një stil të veçantë me plot sharm dhe unik sa i përket veshjes.

Kylie së fundmi u shfaq me një bluzë të bardhë të markës “Chanel” me logon CC që shihej në pjesën e përparme.

Ajo, u pa gjithashtu me një xhaketë me ngjyrë metalike të markës “Dior”, e cila është mjaft luksoze dhe i shkonte shumë për stilin e saj.

Kujtojmë se Kylie Jenneri në secilën paraqitje që bën nëpër rrjetet sociale, merr vëmendjen e qindra miliona fansave që e ndjekin atë hap pas hapi. /Indeksonline/