Kylie Jenner “modeste”, çanta e saj kap vlerën prej 160,000 euro

Kylie Jenner, ylli i reality show-t dhe themeluesja e Kylie Cosmetics, postoi një seri fotosh në Instagram të dielën, më 21 shtator, duke treguar pak nga jeta dhe udhëtimet e saj, përfshirë një foto nga një avion privat.
“E dua jetën time”, shkroi ylli i reality show-t The Kardashians krahas postimit, transmeton Indeksonline.
Në foton, të bërë nga perspektiva e saj, Jenner është ulur me tuta sportive me këmbët e shtrira dhe një gotë në prehër.
Pranë saj është një çantë e madhe prej lëkure krokodili ngjyrë kafe që duket se është e mbushur me disa çanta dore më të vogla Louis Vuitton.
Revista InStyle e identifikoi artikullin si një çantë të rrallë Hermès Birkin 50, e cila është më e madhe se modeli tradicional. Birkin i Jenner është aktualisht i listuar për një çmim marramendës prej 163,164 dollarësh (rreth 136,288 euro) në faqen e rishitjes Vestiaire Collective./Indeksonline/
