Kylie Jenner ndikohet nga motra Kim, dëshiron edhe një fëmijë
Çifti i njohur, Kim Kardashian dhe Kanye West janë në pritje të fëmijës së katërt nga një nënë surrogate.
Dhe, Kylie Jenner kjo ia ka shtuar dëshirën për tu bërë nënë përsëri, shkruan Indeksonline.

21 vjeçarja e cila është nënë e një fëmije 11 muajsh, dukej mjaft në formë, derisa u fotografua së bashku me mikeshën e saj, Jordyn Woods.

Kjo ishte edhe dalja e parë publike pasi që tri motrat, Kylie, Kim dhe Khloe bënë shaka që të trija të lindin prapë fëmijë në të njëjtën kohë, pasi të trija janë bërë nëna në fillim të viti të kaluar.

Lajmi që Kim do të bëhet nënë për herë të katërt ka ndikuar tek Kylie dhe Khloe që të bëhen nëna për herë të dytë.

Ndryshe, Kylie është në lidhje me reperin,Travis Scott./Indeksonline/