Kylie Jenner në të kuqe, këtë herë duket si “kukull”

Në ndarjen e çmimeve ‘Oscars’ ishte prezente edhe Kylie Jenner, e cila pas ceremonisë mori pjesë në ahengun e organizuar nga Beyonce dhe Jay-Z.
Ylli i njohur televiziv, pasi shkëlqeu në ‘Oscars’, mahniti me një tjetër dukje, transmeton Indeksonline.

22 vjeçarja u fotografua teksa ishte nisur drejt ahengut të çiftit të njohur, e veshur në një fustan të gjatë me ngjyrë të kuqe, Kylie dukej si kukull.

Fustanin e gjatë që ia theksonte linjat, Kylie e kombinoj me aksesor dhe këpucë me taka të larta.

Kujtojmë që Kylie bashkë me Kim parakaluan në tapetin e kuq të ‘Oscars’, duke rrëmbyer gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre./Indeksonline/
