08:57 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenner ngrit dyshimet për fejesë, shfaqet me unazë diamanti

I dashuri i saj, Travis Scott nuk i ka mbajtur sekrete planet për martesë me të.

Ndërsa, tani Kylie Jenner ka ngritur dyshimet për një fejesë të mundshme në mes të çiftit, pasi ajo u fotografua me një unazë diamanti në gishtin e saj të fejesës, shkruan Indeksonline.

Gjatë javës, ylli televiziv u fotografua në Los Angjelos ku fokusin kryesor morri unaza në dorën e saj.

Adhuruesit e çiftit kanë spekuluar se Travis mund ti ketë propozuar martesë 21 vjeçares, ai kohë më arë kishte deklaruar se planet për martesë janë shumë afër.

“Ne do të martohemi shumë shpejt, më duhet ta studioj këtë, më duhet të propozoj në një mënyrë të zjarrtë”, kishte deklaruar reperi.

Ndryshe, çifti janë bërë prindër të një vajze në shkurt të vitit të kaluar./Indeksonline/