10:50 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner nuk e ndal as karantina, në të brendshme trego super linjat

Ajo ka dhuruar një milion dollarë për mjekët që po luftojnë koronavirusin dhe do të ketë gjithashtu fabrikat e saj Kylie Cosmetics që prodhojnë sanitizues dore. 

Ndërsa qëndronte në shtëpi dhe vetë-izolohej Kylie Jenner e ka përdorur atë kohë për të postuar disa foto që nuk ishin parë kurrë më parë, transmeton Indekaonline.

22-vjeçarja ndau foto të këndshëm, në të cilin ajo është e veshur me të brnedshme, para 168 milionë ndjekësit e saj në Instagram të martën. 

Duke pozuar para një muri të pikturuar me re të kuq, ylli i Keeping Up With the Kardashian erdhi provokuese dhe në formë.

Me sytë e mbyllur, Kylie i drejton të dy duart nëpër flokët e saj, duke vënë në pah superformat.

Kompanitë e saj Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin do të fillojnë të prodhojnë sanitizues dore për spitalet në të gjithë Kaliforninë jugore , njofton TMZ.

Javën e kaluar Kylie Cosmetics njoftoi se po pezullonte transportin e të gjitha produkteve pasi bizneset u udhëzuan të mbyllen në të gjithë Kaliforninë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Një mesazh në faqet e mediave sociale të Kylie njoftoi tifozët se udhëzimet shëndetësorë të Kalifornisë kanë mbyllur përkohësisht dhe dërgesat nuk mund të premtohen./Indeksonline/