75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / AR

Kylie Jenner paguan për funeralin e parukierit Jesus Guerrero

Kylie Jenner po ia paguan funeralin e Jesus Guerrero, parukierit të ndjerë. Të dielën u bë e ditur se 34-vjeçari amerikan kishte vdekur.

Faqja argëtuese amerikane TMZ raporton ofertën e Jenner për të paguar funeralin e tij pasi motra e tij filloi një fushatë në internet për financim, transmeton Indeksonline.

Kim dhe Khloe Kardashian, motrat e mëdha të Jennerit, kanë shkruar ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

“Zemra ime thyhet për Kylie dhe të gjithë ata që e donin Jezusin si ne të gjithë”, shkroi Kim në një postim në Instagram Stories./Indeksonline/