75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / AR

Kylie Jenner për teorinë e Tokës së sheshtë: “Çdo gjë është e mundur”

Kylie Jenner ishte e ftuar në podcastin e motrës së saj Khloé Kardashian, ku ajo preku një sërë temash, dhe një diskutim mbi teorinë popullore të konspiracionit që pretendon se Toka është e sheshtë ngjalli interes të veçantë, shkruan Unilad.

Khloé Kardashian lançoi podkastin e saj “Khloé in Wonder Land” në fillim të këtij viti, i cili u bë shpejt një hit me fansat, transmeton Indeksonline.

Emri i podkastit, shpjegoi ajo, u frymëzua nga historia e “Alice in Wonderland”, e cila hap derën për një gamë të gjerë temash.

Në episodin e fundit, ajo ftoi motrën e saj më të vogël Kylie, dhe në vend të pyetjeve të zakonshme rreth marrëdhënies së saj me Timothée Chalamet, Khloé e pyeti nëse ajo ishte “një adhuruese e tokës së sheshtë”.

Për ata që nuk janë të njohur me këtë, një “mbështetës i Tokës së Sheshtë” është një term për dikë që, pavarësisht shekujve të provave shkencore, beson se Toka është e sheshtë, jo një sferë.

Është një teori konspiracioni që komuniteti shkencor e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Kur e pyeti motra e saj, themeluesja e Kylie Cosmetics u përgjigj: “Unë jam mbështetëse e Tokës së rrumbullakët, mendoj. Por sinqerisht, nuk kam menduar vërtet për këtë ose nuk kam bërë shumë kërkime mbi të. Çdo gjë është e mundur”, përfundoi ajo./Indeksonline/