23:40 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenner përfshihet në aksident trafiku

Miliarderja më e vogël në botë, Kylie Jenner u përfshi në një aksident teksa po shkonte në festën e Demi Lovato.

Shoferi i makinës së Kylie u përplas me një “Honda”, duke lënë 22-vjecaren jashtë festës së Halloween.

Sipërmarrësja ishte në makinë me mikeshën Anastasia Karanikolaou, të cilat nuk pësuan lëndime.

Në këtë festë maskimesh, Kylie u frymëzua nga veshja e Madonnës në VMA 2003, ndërsa Anastasia u vesh si diva e muzikës, Britney Spears.