75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 08 Prill 2026 / AR

Kylie Jenner prezanton shtëpinë e re: ‘E dua shumë kuzhinën time’

Kylie Jenner po krijon një shtëpi ëndrrash dhe u dha fansave të saj një pamje të re të rezidencës luksoze që po ndërton në Hidden Hills të Kalifornisë.

Themeluesja e Kylie Cosmetics ndau foto të kuzhinës së saj të re në Instagram, transmeton Indeksonline.

Në fotot e postuara më 6 prill, Kylie tregoi dizajnin elegant të kuzhinës, e cila përmban detaje ari.

Muret, dollapët dhe sirtarët janë të lyer me të njëjtën nuancë bezhë. “E dua shumë kuzhinën time”, shkroi ajo në mbishkrimin e njërit prej postimeve./Indeksonline/