14:17 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenneri ribashkohet me Travis Scottin, për të surprizuar vajzën e tyre

Kylie Jenneri është duke kaluar gjitha pengesat e jetës së saj private, që këto Krishtlindje, ta surprizojë  vajzën e saj Stormi.

Ajo dhe ish- i dashuri i saj, njëherit babai i Stormit, Travis Scott, organizuan një vizitë nga “Poppy”, një personazh nga filmi i preferuar i Stormit, para Krishtlindjeve, transmeton Indeksonline.

Jenneri 22-vjeçe, nuk hezitoi të të ekspozonte këto pamje në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo gjithashtu shkroi: “Stormie u befasua nga vizita e ‘Poppyt’ ”.

Kujtojmë se Kylie Jenneri dhe Travis Scotti kanë zyrtarizuar ndarjen, por nganjëherë shihen bashkë për shkak të vajzës së tyre. /Indeksonline/