75 Mall Live Search
08:16 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenneri, shpenzon shuma marramendëse për ditëlindjen e dytë të vajzës

Stormi Websteri po rritet! Më 1 shkurt, ajo do të festojë ditëlindjen e saj të dytë, ndërsa prindërit e saj po ia organizojnë asaj një festë të madhe. Raportet thonë se Kylie Jenneri dhe Travis Scotti po planifikojnë një festë epike për vajzën e tyre të vogël dhe se ajo vjen me një çmim mjaft të lartë.

TMZ-ja raportoi më 26 janar se Jenneri dhe Scotti kanë rezervuar një studio të madhe për miqtë dhe anëtarët e familjes dhe se ata së paku do të paguajnë 100.000 dollarë për festimet.

Tema e festës është e paqartë. Por burimet thonë se mund të frymëzohet nga dashuria e Stormit për filmin “Trolls”.

Jenneri dhe Scotti nuk kanë thënë shumë për festën dhe ata ndoshta do ta mbajnë në profil të ulët derisa të ndodhë. Një burim i tha HollywoodLife-it më 20 janar se manjati Kylie Cosmetics është përpjekur ta mbajë atë të fshehur, por vuri në dukje se festimi do të jetë “i madh dhe i jashtëzakonshëm”.

“Ajo ka bërë një mori takimesh dhe po sigurohet që çdo detaj i vogël të kujdeset me planifikuesin e festës”, vazhdoi burimi. “Ajo pëlqen që gjithçka të përshtatet me ngjyrat, gdhendjet, zbukurimet etj. Si çdo parti alla Kardashian, asnjë detaj nuk do të mungojë”.