75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenner zbuloi pse ajo dhe Travis Scott i “dhanë pushim lidhjes së tyre” javë më parë

Më e reja e “Keeping Up with the Kardashians”  u tërhoq nga Travis Scott, edhe pse e quajti atë si  “shoku i saj më e mirë” në një program gjatë  muajit shtator.

Vetëm dy javë e gjysmë përpara se të qarkullonin lajmet se Kylie Jenner dhe Travis Scott duhet ti  “japin ca kohë”lidhjes së tyre , moguli i bukurisë foli për të gjitha gjërat që e bëjnë marrëdhënien e tyre të funksionojë.

“Ne mendojmë njësoj dhe kemi të njëjtat synime dhe pasione në jetë,” tha ajo.

“Përveç faktit që kemi kimi të mirë së bashku, ne argëtohemi shumë. Ju jeni shoku  im më i mirë, ” i tha ajo reperit. “Në të gjitha uljet dhe ngritjet që ka çdo marrëdhënie, ne evoluojmë së bashku përmes tyre dhe vazhdojmë të forcohemi”, shtoi tutje Jenner.

Qifti u bënë prindër në shkurt të vitit të kaluar, dhe Kylie tha se të paturit një fëmijë nuk bëri asgjë tjetër përveç  që i  ndihmoi ata në  intimitetin e tyre si çift.

“Shumë njerëz pretendojnë se të kesh një fëmijë mund të dëmtojë jetën tënde seksuale, por unë ndjehem se kjo është e kundërta e përvojës sonë,” tha Scott në intervistë, për të cilën Jenner u përgjigj, “Po, ndjehem sikur e kemi vërtetuar vërtet se ai  thashethem është i gabuar. “

Jenner vazhdoi duke thënë se ndjehet sikur Scott i kujton asaj  çdo ditë që nëna dhe seksualiteti mund të funksionojnë së bashku.

Mirëpo pa kaluar ende tri javë nga kjo intervistw e çiftit, një burim i afërt me Kylien, këtë të martë, tha  për revistën PEOPLE,  se dyshja po i jep hapësirë ​​njëri-tjetrit.

“Ata po kalojnë ca kohë të ndarë, por nuk ka marrë fund gjithqka,” tha burimi. 

Tutje ky burim tha se problemet e çiftit kanë rrjedh më shumë nga stresi i mënyrës së jetesës së tyre.

Theksojmë se  Jenner dhe Scott ende nuk e kanë konfirmuar “pushimin” e lidhjes së tyre./Indeksonline/