10:12 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Kylie, zbulon se sa fëmijë dëshiron të ketë

Kylie Jennerio ka treguar se sa fëmijë dëshiron t’i ketë në të ardhmen.

Pronarja 22-vjeçare e Kylie Cosmetics zbuloi më shumë në një video në Youtube, ku u paraqitet përkrah së motrës më të madhe, Kim Kardashain.

Në video, Kylie bën grimin e Kimit, duke përdorur produktet KKW BEAUTY dhe Kylie Cosmetics, duke përfshirë edhe linjën e re të buzkuqëve “Girls Trip”, e cila lansohet të mërkurën.

Kur një fans i ka pyetur, “si arrin Kimi të jetë nënë e 4 fëmijëve dhe të jetë kaq e angazhuar në punë dhe Kylie, a e shihni veten me 4 fëmijë?”, ishte Kylie që u përgjigj menjëherë: “Unë sigurisht që e shoh veten te kam katër fëmijë.”

“Unë nuk kam një afat kohor për këtë”, shtoi Kylie. Ndërsa taha: “Nuk e di nëse do të bëj 4 fëmijë nesër ose nëse do të kem 4 fëmijë në shtatë vjetët e ardhshëm.”

Kylie Jenneri tashmë ka një vajzën 1-vjeçare  me ish- të dashurin e saj, Travis Scott./Indeksonline/