21:19 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Kylie ndihmon çiftin në zbulimin e gjinisë së bebes (Video)

Kylie Jenner ndihmoi familjen Ace në zbulimin epik të gjinisë së bebes së tyre.

Catherine Paiz dhe Austin Broom, të cilët kanë një kanal të madh në Youtube me gjashtë milionë abonentë, tashmë kanë një vajzë të vogël të quajtur Elle.

Catherine bërtiti nga gëzimi kur e zbuloi rezultatin e shtatzënisë para disa javësh, ndërsa tani i erdhi radha edhe zbulimit të gjinisë.