Kylie reagon pas tragjedisë që ndodhi në koncertin e Travis Scott

Travis Scott dhe e dashura e tij Kylie Jenner ishin të ‘shkatërruar’ kur mësuan që tetë persona humbën jetën gjatë turmës në skenën ku do të performonte reperi.
Jenner u shpreh se dyshja nuk ishin në dijeni të ndonjë vdekjeje deri kur përfundoi shfaqja, transmeton Indeksonline.

Ajo shtoi se po të dinin që ka ndodhur ky rast tragjik, nuk do të vazhdonin performimin ku ishin prezentë rreth 50,000 persona.
Të pranishmit e përshkruanin si ‘ferr’ dhe ‘të festonin në një varrezë’ derisa interpretohej muzika dhe vazhdonte transmetimi i Apple Music.
Zyrtarët po hetojnë këtë rast se si festivali u bë vdekjeprurës ku mbetën të vdekur tetë të vdekur, duke përfshirë adoleshentë./Indeksonline/
