75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / AR

Kylie shkëlqen në “BAFTA”, fustani ia thekson asetet trupore

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner morën pjesë në ndarjen e çmimeve në ceremoninë e Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit (“BAFTA”).

Jenner iu bashkua partnerit të saj në tapetin e kuq dhe tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Sipas Harper’s Bazaar, sipërmarrësja zgjodhi një fustan vintage Thierry Mugler për këtë rast. Ishte një krijim prej kadifeje të zezë me rripa të hollë dhe një dekolte.

Korseja ishte zbukuruar me kristale shumëngjyrëshe që krijonin përshtypjen e një ylli. Në qendër kishte vendosur një gur portokalli, i cili ishte një mesazh i qartë për filmin “Marty Supreme”.

@bbc Scampi fries + Timothée Chalamet. The BAFTAs never disappoint 😂 #TimothéeChalamet #KylieJenner #BAFTA #BAFTAFilmAwards ♬ original sound – BBC

Pamja e saj, e krijuar nga stilistet Mackenzie Grandquist dhe Alexandra Rose, u kompletua me bizhuteri po aq mbresëlënëse, vathë kristali të varur dhe një unazë me gurë blu./Indeksonline/

@jennerkhy kylie and timothée 🤍 #kyliejenner #timothéechalamet #couple #fyp #viral ♬ som original – cherry