12:07 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Kylie vjen me një projekt të ri!

Modelja e famshme amerikane, Kylie Jenner ka shkruar në llogarinë e saj në “Twitter” se është duke përgaditur diçka për fansat e saj dhe ka shtuar se ajo po e pret këtë moment me entuziasëm.

Të gjithë kanë pasur spekulimet e tyre për këtë projekt e disa prej fansav poashtu nuk kanë hezituar të dyshojnë që Jenner mund të jetë edhe shtatëzënë pasi që ajo kishte thënë që ky projekt nuk ka të bëjë asgjë me linjën e saj të kozmetikës mirëpo Kylie dyshimin per shtatëzani e ka mohuar dhe ende nuk po e tregon suprizën që e ka gati.

Nuk e dijmë ende datën e saktë se kur ajo do ta publikojë këtë lajm, por e dijmë që ajo në këto momente është shumë e zënë me festimin e ditëlindjes së parë të vajzës së saj, Stormi./Indeksonline/