08:32 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / AR

Luis Enrique e komenton fitoren e madhe ndaj Milanit

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique e ka komentuar fitoren e madhe të ekipit të tij ndaj Milanit mbrëmë me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Ajo që më ka pëlqyer më së shumti është rezultati. Milani luajti më mirë se ne në 20-25 minutat e parë duke bërë presion të lartë dhe duke na vënë në vështirësi”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll pas lojës.

“Mbappe? Kylian mund të luajë edhe pa trajner, mjafton t’i shohësh numrat e tij në çdo sezon.”

“Zaire-Emery? Njëra prej gjërave më të mira prej që kemi ardhur këtu. Trajneri Galtier i kishte dhënë besim në sezonin e kaluar dhe ne kemi vazhduar t’i japim sepse është një lojtar ndryshe nga të tjerët.”

Kjo fitore ia rriti gjasat PSG-së që ta kalojë fazën e grupeve, ndërsa “Rossoneri” nuk kanë shënuar ende gol në Champions në këtë sezon dhe kualifikimi për ta po bëhet gjithnjë e më i vështirë.