LULU nga Luana Vjollca pushton rrjetin, brandi ndërkombëtar që po mahnit shqiptarët!

Lançimi i shumëpritur i brandit të Luana Vjollcës, që kishte ngjallur kureshtje për ditë me radhë, më në fund u bë realitet.
Me koleksionin e ri ka arritur që ta bëj gjininë femrore të duken plot stil dhe elegancë, shkruan Indeksonline.

Gjatë orëve të para të lançimit, interesi i madh shkaktoi mbingarkesë në sistem, duke sjellë disa vonesa teknike. Megjithatë, Luana reagoi menjëherë, duke kërkuar ndjesë dhe shprehur mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme nga publiku. Një situatë e tillë është dëshmi e interesit të madh dhe dashurisë që koleksioni ka ngjallur tek adhuruesit e modës./Indeksonline/


