75 Mall Live Search
23:33 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / MSH

La Fazani fitues i Festivalit të Këngës në RTK

Arbër Salihu, i njohur për publikun si La Fazani, ka fituar edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Ai ka përformuar këngën “Oj Kosovë”.

La Fazani ka pranuar çmimin nga kryeministri Albin Kurti.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet La Fazani, teksa për orkestrimin është përkujdesur dirigjenti Valton Beqiri.

Vendin e dytë e ka zënë “Angus Dei” me “Një zemër për dy”.