75 Mall Live Search
11:48 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / Gj. Sh

La Francën për Algjerinë, Aouar fishkëllehet nga tifozët

Houssem Aouar të enjëten ka njoftuar se ka lënë kombëtaren franceze dhe ka vendosur të luaj për Algjerinë.

Një ditë më vonë, në ndeshjen mes Lyonit dhe Nantes, Aouar është fishkëllyer nga tifozët e skuadrës së tij, shkruan IndeksOnline.

Algjerani u prit nga një ulërimë kur u fut në lojë në minutën e 73-të, pasi tifozët e Lyonit nuk ishin të kënaqur që zgjodhi të luaj për Algjerinë.

Aouar kishte deklaruar se i vjen keq që këto vite ishte pjesë e kombëtares franceze.

“Të jem i sinqertë, pasi zgjedhja ime për t’iu bashkuar skuadrës së Francës, thjesht ndjeva një keqardhje, u shpreh të enjten Aouar. Nga ana ime, nuk kisha bërë zgjedhjen që më përshtatej. Por nuk mund ta shihja veten duke marrë hapi i parë (drejt Algjerisë) sepse kjo do të më bënte të dukesha si një oportunist.”, deklaroi Aouar./IndeksOnline/