17:05 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

LA Lakers merr lajmin e madh, Lebron James pritet të rikthehet nesër

Kampioni aktual i NBA, LA Lakers janë duke pasur probleme kohët e fundit me lëndime.

Pas një kohe të gjatë, së fundmi u rikthye në parket, Anthony Davies, transmeton Indeksonline.

Një lëndim e mbajti jashtë një kohë të gjatë edhe basketbollistin më të mirë të Lakers, Lebron James këtë sezon.

Por, pritjes i erdhi fundi. Sipas gazetarit të njohur amerikan, Shams Charania, James po synon që të rikthehet nesër në formacionin startues kundër Neë York Knicks.

Nëse nuk ndodhë nesër, atëherë të mërkurën Houston Rockets është shumë e mundshme.

Sezoni i rregullt i NBA është drejt fundit. Lakers gjenden në pozitën e 7-të, që do të thotë se duhet të luajnë në “Play In për të siguruar ‘Play Offin’.

Lakers po synon që të ngritët në pozitën e 6-të, që të mos ketë nevoj të luaj në “Play In”./Indeksonline/