LA Lakers zhvillon ndeshjen më të dobët, Raptors në formë të mirë

Oklahima City Thunder ka mposhtur Los Angelos Lakers me rezultat 105:86 në një ndeshje të dominuar.
Cris Paul ishte vendimtar në këtë triumf që realizoi 21 pikë dhe kontriboi me shtatë kërcime dhe gjashtë asistime në ndeshjen e zhvilluar në Disney World.
Kjo ishte ndeshja më e dobët e Lakers në repartin e sulmit, pasi thyen rekord për më së paku pikë të shënuara dhe përqindjen më të dobët në saktësi për trepikësha gjatë këtij sezoni. Lojtarët e Lakers i shënuan vetëm 5 nga 37 tentimet për trepikësh, që i bie të kenë qenë vetëm 13.5 për qind të saktë, rekordi ky më i dobët që nga fillimi i sezonit 2017/18.
LeBron James ishte më i miri te Lakers me 19 pikët dhe 11 kërcimet e tij, ndërsa Anthony Davis, që ka shfaqur formë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit, e mbylli ndeshjen me vetëm nëntë pikë.
Më poshtë janë rezultatet:
Philadelphia 76ers 107 – Washington Wizards 98
Toronto Raptors 109 – Orlando Magic 99
Denver Nuggets 132 – San Antonio Spurs 126
Utah Jazz 124 – Memphis Grizzlies 115
Boston Celtics 149 – Brooklyn Nets 115