75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

La Liga, ky ëshë klubi i parë që konfirmon rikthimin në stërvitje

Real Sociedad do të bëhet klubi I parë në La Liga që do të kthehet në në stërvitje pas ndalesës së futbollit, për shkak të pandemisë së koronavirusit në fillim të marsit.

 Pas zbutjeve të masave nga qeveria spanjolle, skuadra nga San Sebastian ka vendosur që  ta rifillojë stërvitjen ditën e martë, me klubin që do të marrë një sër masash në mënyrë që të shmanget ndonjë përhapje e Covid-19.

Ekipi do të stërvitet në grupe të vogla me  nga dy deri në  tre futbollistë në pjesë të ndryshme të fushës. Lojtarët do të përdorin dhoma të ndryshme zhveshjes  dhe do  të mbajnë një distancë minimale prej dy metrash nga njëri -tjetri. 

Stafi dhe futbollistët e klubit pasi të mbërrijnë në qendrën stërvitore në Zubiet do të testohen për koronavirus.