75 Mall Live Search
18:56 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

La Liga nuk e lejon Sadikun të largohet nga Levante

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku nuk po kalon kohën më të mirë tek ekipi i Levantes.

Pas transferimit në Spanjë, ai fatkeqësisht pësoi një lëndim që e mbajti një kohë të gjatë jashtë fushave, transmeton Indeksonline.

Sapo është rikuperuar dhe ekipi spanjoll nuk llogarit për momentin në shqiptarin prandaj për të mirën e tij ka menduar ta huazoj.

Përkundër që afati kalimtar i janarit është hapur, Levante nuk ka mundësi ta huazoj Sadikun tek ndonjë ekip.

Kjo pasi që rregullorja e La Ligas nuk po e lejon. Në nenin 116 shkruan që një lojtar nuk mund të regjistrohet dhe çregjistrohet dy herë brenda një sezoni.

Sadiku u çregjistrua nga ekipi në muajin gusht për t’i bërë vend transferimeve të reja.

Armando duhet të pres përfundimin e sezonit nëse dëshiron të largohet nga Levante./Indeksonline/