75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / L A

La Liga prezanton topin e ri për sezonin dimëror

La Liga dhe Puma kanë zbuluar topin e ri dimëror për sezonin 2025-26.

Topi i ri do të ketë ngjyrën e verdhë, ndryshe nga sezoni i kaluar që kishte ngjyrën portokalli.

Kjo bëhet për shkak të temperaturave të ftohta, ku në rast të ndonjë reshjeje bore topi të jetë më i dallueshëm për lojtarët dhe për shikuesit si në stadium ashtu dhe ata para ekranit.

Topi pritet të debutojë në ndeshjet e kësaj fundjave në La Liga./IndeksOnline/