14:38 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

La Liga ‘sponsorizon’ Renault në F1

Renault ka zbuluar partneritetin me kampionatin futbollit spanjoll La Liga. Logo e kampionatit do të vendoset në dy njëvendëshet RS18, e zbuluar vetëm 2 ditë më parë, me cilat Renault do të garojë në ketë sezon.

Logon do ta mbajnë edhe në kostumet e tyre dy pilotët e këtij sezoni, Niko Hulkenberg dhe Carlos Sainz jr, ky i fundit njihet si një tifoz i zjarrtë i Real Madrid. Shefi i marketingut të Renault u shpreh entuiziast për arritjen e kësaj marrëveshje, duke konfirmuar se qëllimi është i ndërsjellët për të fituar me shumë nga imazhi i njëra-tjetrës.

La Liga një prej kampionateve më të forta të botës sponsorizohet nga gjigantët e Santander, që prej vitesh ka qenë një prej sponsorëve më të fortë të F1, përpara tërheqjes një një vit më parë.

Ky partneritet i ri mes motorsport dhe një organizmi të futbollit nuk është e para, pasi në të shkuarën dhe klubi i futbollit Chelsea bashkëpunoi me Saube.