75 Mall Live Search
11:09 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

La Liga u’a qelë sytë tifozëve me ‘bombën’ e futbollistit shqiptar

Llogaria zyrtare e kampionatit spanjoll La Liga ka rikujtuar në Twitter një gol spektakular që ka shënuar edicionin e kaluar futbollisti shqiptar Enis Bardhi.

“E dielë përtuese? Mos u merkasni, është Enis Bardhi që përkujdeset të ju zgjoj me një gol të çmendur” shkruan La Liga, përcjellë Indeksonline.

Mesfushori shqiptar që luan për Maqedoninë Veriore, kishte realizuar këtë supergol në fitoren 2-1 kundër Gironës. /Indeksonline/