75 Mall Live Search
17:10 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

“La Reina”, projekti muzikor më i realizuar i Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri dje ka lansuar projektin më të ri muzikor.

Kënga mbanë titullin “La Reina” që u publikua edhe me videoklip në kanalin Youtube.

Lirisht mund të themi se ky është një nga projektet më të kompletuara dhe të realizuara të artistes kosovare.

Një këngë me ritme e tekst të fuqishëm, që brenda ka edhe fjali në gjuhën spallonjolle. Ndërsa dukja e Dafina Zeqirit, stili e mbi të gjitha lëvizjet e saj e bëjnë të duket të veçantë dhe mjaftë atraktive e sensuale.

Përmes disa imazheve e videove, ajo na sjellë edhe prapaskenat gjatë realizimit të videoklipit, regjinë e të cilit e ka bërë Dina Morina./Indeksonline/