La Repubblica: Nëse Vojvoda e Lukiq do të ishin takuar më herët, mbase do ta qëllonin njëri-tjetrin

Mërgim Vojvoda gjeti momentin më të mirë për të shënuar golin e parë në fanellën e Torinos.
Mbrojtësi kosovar ishte vendimtar në fitoren kundër Parmas, që ishte më e rëndësishmja e këtij sezoni në Serie A.
Një moment tjetër i veçantë që ka marrë vëmendjen e mediumeve italiane, ka qenë përqafimi i Vojvodës me futbollistin serb Sasha Lukiq, transmeton Indeksonline.
E përditshmja ‘la Repubblica’ i ka kushtuar një artikull interesant kësaj teme me titullin “Vojvoda dhe Lukiq, mes Kosovës dhe Serbisë, një përqafim në emër të Demit”.
“Nëse do të ishin takuar në një kohë tjetër, në një vend tjetër dhe në një jetë tjetër, kush e di, mbase Mërgimi dhe Sashaa do ta kishin qëlluar njëri-tjetrin. Ose ata thjesht do ta kishin urryer njëri-tjetrin përgjatë atyre rrugëve ku historia, gjeografia dhe gjaku përzihen sepse, siç shkroi Pavese, çdo luftë është një luftë civile” shkruhet ndër të tjera në artikullin e gazetës italiane.
/Indeksonline/