75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 06 Janar 2026 / Z S

La Suedinë për Shqipërinë dhe luajti vetëm dy ndeshje, sulmuesi mbetet pa ekip

Laorent Shabani është pa skuadër. Ish-sulmuesi i Kombëtares e mbylli përfundimisht me Norrkopingun në Suedi.

Për herë të fundit luajti me Varbergs Bois në kategorinë e dytë suedeze. 26-vjeçari me ekipin në fjalë shënoi tetë gola në vitin 2025.

Anësori i majtë ka luajtur në Suedi ku ka lindur, por edhe në Spanjë. Pasi ftohet rregullisht te moshat e Suedisë deri tek ekipi U-19, më pas kaloi te Shqipëria U-21. Aty ku mori minuta në dy ndeshje./Indeksonline/