Labearta Hasanramaj Selimi përfundon me sukses specializimin në SHBA – Indeksonline.net
75 Mall Live Search
Zgjidh gjuhën

Labearta Hasanramaj Selimi përfundon me sukses specializimin në SHBA

Labearta Hasanramaj Selimi nga Strellci i Epërm i komunës së Deçanit ka përfunduar me sukses specializimin në fushën e Menaxhmentit dhe Administratës Publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një arritje të rëndësishme akademike dhe profesionale.

Ky specializim përfaqëson një hap të madh në zhvillimin e saj profesional, duke i ofruar njohuri dhe përvoja bashkëkohore në menaxhimin institucional, administratën publike, qeverisjen e mirë dhe politikat publike, fusha këto me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shoqërisë dhe institucioneve moderne.

Arritja e Labeartës vlerësohet edhe si shembull i përkushtimit dhe punës së palodhshme të të rinjve nga Kosova, të cilët përmes arsimit cilësor ndërkombëtar po dëshmojnë se mund të jenë konkurrues dhe të suksesshëm në skenën globale.

Familjarë, miq dhe bashkëvendës i kanë uruar asaj suksese të mëtejshme, duke shprehur besimin se njohuritë e fituara në SHBA do të jenë një kontribut i çmuar në rrugëtimin e saj profesional dhe në shërbim të vendit.

Të fundit nga IndeksOnline