Labi apelon të ndihmohet në zbardhjen e rastit të Arbnora Dobrës
Janë bërë tashmë katër ditë nga zhdukja e 22 vjeçares nga Skenderaj, Arbnora Dobra.
Ajo u nis të enjten për të shkuar në një intervistë pune në orën 11:00, ndërsa më familjarët nuk morën asnjë lajm dhe nuk din asgjë për fatin e saj, shkruan Indeksonline.
Edhe në rrjetet sociale gjithandej po shpërndahen fotografitë e Arbnores, teksa po kërkohet ndihmë për gjetjen e saj.
Edhe deputeti, Labinot Tahiri sot përmes një postimi ka bërë apel që kushdo që ka ndonjë dëshmi të iu drejtohet organeve të drejtësisë.
“Mirëmengjesi! Sot në vend të ndonje foto nga ana ime, postoj këtë kërkesë për ndihmë që i duhet familjarëve dhe organeve të policisë ndonje deshmi rreth gjurmëve të kësaj vajze. Qofshi të bekuar dhe bëjeni share…! I duhet ndihmë policisë dhe familjes”, ka shkruar ai në llogarinë Instagram.
Ndryshe rasti i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të Policisë në Prishtinë. Ndërsa njësite policore kanë inciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme./Indeksonline/