Labi bashkë me Valon Bibën vijnë me coverin e Ibrahim Tatlises

Këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri-Labi, ka sjell një cover të ri, të publikuar para pak minutash.
Kënga është një baladë, e cila i kushtohet dashurisë mes dy personave dhe e cila ishte kënduar në gjuhën turke nga Ibrahim Tatlises.
Labi si gjithherë edhe kësaj radhe ia ka vënë “pikën”, kësaj kënge.
“Hajde thuje”, është këngë e shkruar nga Valon Biba, i cili bashkë me Labin këndon këtë këngë.
Më poshtë mund ta ndiqni këngën e lansuar me videoklip në Youtube.