75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Labi dhuron 3 mijë euro për familjet e “Grupit Kumanova”

Labinot Tahiri sot ka bërë të ditur një tjetër ndihmë humanitare në kuadër të ndihmave që po bën edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Këngëtari i njohur i cili dje dhuroj 100 pako ushqimore, sot ka dhuruar një shumë prej 3 mijë euro për familjet e të burgosurve të “Grupit Kumanova”.

Në një postim në Instagram, Labi poashtu tha se nesër do të dhuroi para në vlerë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc./Indeksonline/

View this post on Instagram

A keni pushua vllezêr e motra? Ne i dhuruam 3000€ pêr familjet e Grupit Patriotik Kumanova , të cilët janë në burgjet e Maqedonisë! Nesër , vazhdoj të dhuroj para në vlerë nga: 5000-deri në 10.000 € për vllezerit tanë të cilët na ndihmuan në të gjitha lufterat tona për Liri! Fjala është për, PRESHEVË, MEDVEGJË E BUJANOVC, ku unë jam i pajtimit që ta mbushim fondin e asaj ane me miliona euro , sepse pikrisht në kohë Pandemie ata asgjë nuk kanë marrë dhe janë harruar krejt nga politika, ku atyre ju duhet ti permendin vetëm në kohën e zgjedhjeve! Populli dhe gjaku juaj shqiptarë është me ju në çdo rrethanë! Me dashuri dhe miresi për kombin tonë Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on