Labi dhuron pako ushqimore në Shoqatën e të Shurdhërve në Prishtinë

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri po vazhdon të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë edhe gjatë përhapjes së pandemisë.
Ai prej ditësh ka filluar me ndihma të ndryshme nëpër qytetet në vend, ndërsa këtë herë ndalesa ishte në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Labi sot ka vizituar shoqatën e të shurdhërve në Prishtinë, duke ua dërguar 100 pako me gjëra ushqimore dhe higjienike.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari në një postim në Instagram.
“Përshëndetje qytetarë të dashur! Edhe pse jo fitimprurës nga ana personale kjo punë që e bëjmë, mjafton që zemrat e të tjerëve i shërojmë.
Sot tek shoqata e të shurdhërve në Prishtinë.
Me kryetarin e saj Armend Ademi, ku ne sot ju kemi sjellur 100 pako me gjëra ushqimore dhe higjenike!Me respekt, Labi -FKSH”, ka shkruar Labi në postimin e tij./Indeksonline/