Labi dhuron para nga ndeja në Ferizaj për të riun nga Gjakova, babain e 2 fëmijëve!

Këngëtari Labinot Tahiri, ka një zemër të madhe, këtë gjë e dëshmon ndihma që ai u dhuron njerëzve kur kanë nevojë.
Ai ka dhuruar një pjesë të parave të tij nga mbrëmja që kishte mbajtur në Ferizaj, me vlerë rreth 1000 euro.
Këto para ai i ka dhuruar për Adnanin nga Gjakova, i cili vuan nga sëmundjet e veshkave dhe ka nevojë për transplant.
Përveç ndihmës së dhënë nga ai vet, Labi përmes një postimi ka kërkuar nga të gjithë që ti ndihmojnë Adnanit./IndeksOnline/