Labi e quan të papranueshëm sulmin që sot iu bë Policisë në Ferizaj

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka kundërshtuar sulmin që sot i është bërë forcave të rendit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përkrah protestat për mbrojtjen e femrave, mirëpo “nuk mund të hedhi gurë mbi ata që nuk kanë as një pikë faji”.
Postimi i plotë:
Kam përkrahur protesta, e do ti përkrah gjithmonë!
Policia e Kosovës ia di rendesinë shtetit dhe qytetarit.
Nuk keni pse me i fajsu e me i gjujt me gjëra të ndryshme!
Sa ka Kosova vlerë ka edhe Policia e shtetit.
Vajza e djem të ri!
falenderojeni Zotin, që policia jonë , është e pa korruptuar dhe ajo sot mban rendin publik, bile kajherë duke i shkelur parimet e ndonjë politikani apo partie ata pësojnê edhe me largim nga puna!
Për Policinë; rëndësi ka shteti, uniforma që mbart në trupin e tij dhe rendi e ligji, mos të flasim për familjen e tij ku në shumicën e rasteve , ata harrojnë qē kanë familje duke na shërbyer mua e ty, se rroga për ta është vetem një simbolikë!!
A sështë kështu??
Jam me juuu për protesta, ama nuk mund të hedhi gurë mbi ata që nuk kanë as një pikë faji!!
Respekt AXHA POLIC E POLIC I DASHUR, se ti je i pavarur nga politika e flliqët dhe korruptuese!
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.