75 Mall Live Search
11:18 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / F.R

Labi-Elijonës: Po viktimizohesh se të ka vdekur nëna, të ishe e mirë s’do ishe larguar nga familja

Në mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, banorët u përballën me një debat të tensionuar mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes. Situata u ndez pas disa provokimeve, të cilat duket se Labi nuk i përballoi dot.

Ai u kthye ashpër ndaj Elijonës, duke i thënë: “Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.” Komenti i tij tronditi banorët e tjerë, pasi prekte një ngjarje tragjike nga jeta e Elijonës, të cilën ajo e kishte ndarë më parë me publikun.

Elijona kishte treguar se nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident teksa udhëtonin nga Gjermania në Kosovë, një histori që kishte prekur publikun dhe fansat e programit.

Por përplasja nuk përfundoi këtu. Labi vazhdoi me një koment tjetër të rëndë, duke thënë: “Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia.” Ky ishte një moment i tensionuar që lidhej me periudhën kur Elijona, sipas raportimeve, kishte jetuar për pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj.

Reagimet e banorëve tjerë dhe tensioni në dhomën e fjetjes treguan qartë se situata po merrte një kthesë serioze, duke ngritur debate mbi kufijtë e respektit dhe etikës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ngjarja pritet të diskutohet edhe gjatë ditëve të ardhshme në emision, ndërsa fansat e programit kanë reaguar me kritika të ndryshme ndaj sjelljes së Labit.