14:02 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Labi heq dorë nga solidarizimi me qytetarët pa viza, rikthehet me koncerte në diasporë

 Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri prej kohësh kishte marr vendim që të anulonte pjesëmarrjen në koncertet jashtë Kosovës.

Labi me këtë gjest kishte deklaruar se dëshiron të solidarizohet me qytetarët e vendit për shkak të mos liberalizimit të vizave, shkruan Indeksonline.

Por, këngëtari nga Ferizaj tashmë ka hequr dorë nga revolta që kishte duke iu rikthyer koncerteve në diasporë teksa këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

“Rrugës për Danimarkë. Mbremje muzikore live”, ka shkruar Labi në një fotografi nga aeroporti.

Ndryshe, kujtojmë që “Amanet mos m’harro” mban titullin kënga e tij e fundit./Indeksonline/