18:31 / E Premte, 01 Korrik 2022 / A. M.

Labi i del në krah Agim Aliut për “Bashkimin e qytetit”: Inatin kija, hakun mos ja ha!

Ish-deputeti, Labinot Tahiri i ka dal në mbrojtje kryetarit të komunës së tij, Agim Aliut, rreth raportimeve për projektin e “Bashkimit të qytetit”.

Aliu, sipas disa raportimeve, mori kritika se ky projekt nuk kishte marrë pranim teknik.

E, kjo bëri që Tahiri të reagoj dhe t’i dal në krah bashkëvendësit të tij.

“Nesër me garu për kryetar komune, si Labinot Tahiri, ia jap dorën për këtë projekt, sepse ka shpëtuar jetë njerëzish nga rreziqet kur kalonte Treni në këto anë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Po de po!!

Nuk e dimë se çfarë pranimi teknik kanë pasur idetë dhe ndërtimet e ish Yogoslavisë në Kosovë…! Ama,  idea dhe realizimi i “Bashkimit të Qytetit” të cilin e ka realizuar Agim Aliu, se bashku me ideatorët e këtij projekti, këtë projekt , nuk ka ditur as ish Yogoslavia me Titon me na e realizuar për qytetin e Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Ndoshta sot kemi garues parashutista për kryetar komune, të cilet në të ardhmen duan të kandidojnë dhe tani duan kinse me e nxjerr Agimin keq lidhur me këtë projekt, ama bacooo 🖐nuk ben kështu😀

Nesër me garu për kryetar komune, si Labinot Tahiri, ia jap dorën për këtë projekt, sepse ka shpetuar jetë njerëzish nga rreziqet kur kalonte Treni në këto anē…🖐

Një fjalë popullore thot:

Inati mundemi me ia pas, ama hakun me ia hangër nuk bën, se  Zoti ta djegë  barkun🙃👍

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

May be an image of 4 people, people standing and text