75 Mall Live Search
20:27 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Labi jep 5 mijë euro për fondin e FSK-së, por nuk do të ndalet me kaq!

Ka filluar mbështetja e madhe e qytetarëve për Fondin e Sigurisë. Kësaj mbështetje i është bashkuar edhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri.

Ai ka vendosur që ti dhurojë 5 mijë euro nga buxheti i tij, shkruan Indeksonline.

Fondi i Sigurisë u themelua sot, për nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë:

5000€ për FSK-nē. I lumtur me të gjithë ju🙏🏻❤️🤝Urime Kosovë dhe ju lumtë kryeministër, e po ashtu juve të gjithêve që jeni në parlament për këtë fond të sigurisë.

Tani shqiptar të dashur e patriotë të vertetë, se e keni pa kajherē jemi do patriota te Facebookut😃Dhuroni me mundesi që keni për ta forcuar Ushtrinë e Kosovës. Personalisht nga mbrëmjet e mia që kam në këtë javë, para të cilat i marrë nga Diaspora, do ti dhurojē 3000€ në fondin për siguri, e po ashtu 2000€ nga Fondacioni ynë i cili është i fuqishëm nga duart e shqiptarëve.

Gjithsejtē 5000€🤝🙏🏻Ky është vetëm fillimi…. ju garantojë… sepse nuk duhet të ndalemi për të lobuar për ushtrinë tonë. ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN DHE SHQIPTARËT. Me dashuri, Labinot Tahiri,Kosovë e Shqipërisë“./Indeksonline/